– Anëtarët e Partisë Demokratike votojnë sot për të zgjedhur kreun e ri të kësaj force politike.
Në garë janë kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha dhe tre kandidatët, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.Janë rreth 75 mijë anëtarë të PD-së të cilët do u drejtohen kutive të votimit të vendosura në ambientet e selive të PD në gjithë Shqipërinë.
Procesi zgjedhor është hapur në orën 08.00 dhe do të mbyllet në orën 19.00 ku më pas do të nisë edhe procesi i numërimit që do të bëhet në qendrave të votimit.Komisioni Zgjedhor ka nxjerrë rregulla për personat të cilët nuk do të lejohen të votojnë, një ndër ta janë edhe personat të cilët kanë bërë fushatë për kundërshtarin politik, kryesisht për partitë e reja të djathta, dala nga PD.
Po ashtu, anëtarët që nuk e gjejnë emrin e tyre në listën elektronike do të mund të votojnë përmes kartës së anëtarësisë.Një ditë më parë, Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, bëri me dije se janë shpërndarë materialet zgjedhore në të 76 qendrat e votimit të ngritura në të gjithë vendin.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.