Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nisë i kthjellët e gradualisht vranësirat do të marrin zhvillim prej mesditës deri pasdite.
Reshjet e shiut në mesditë do të jenë me intensitet të ulët dhe do të përfshijnë pjesën veriore. Me pas në orët e drekës në pjesën lindore do ketë reshje shiu me intensitet mesatar në formë shtrëngatash dhe rrebeshe shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të lokalizuar.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-8 m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 15 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/31 | re diell |
| Kukës | 13/27 | re shi diell |
| Lezhë | 18/31 | re diell |
| Dibër | 10/25 | re shi diell |
| Durrës | 15/30 | re diell |
| Tiranë | 17/32 | re diell |
| Elbasan | 15/32 | re shi diell |
| Berat | 13/32 | re diell |
| Vlorë | 15/30 | re diell |
| Korcë | 9/25 | re shi diell |
| Gjirokastër | 11/30 | re diell |
| Sarandë | 14/29 | re diell |
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.