Nga Anna Hida/
Historia e shqiptarëve e ngelur në harresë, e shkatërruar, e fshehur , e trasformuar…
Kur më ra në dorë libri i Mario Guarnacios thashë më në fund një libër i vërtetë, që flet për origjinën tonë, nga kohët babelike . Mëdyshja ime ishte t’a përkthej o mos t’a përkthej…. Ja vlen… çfarë i sjell historisë sonë? Këto biseda i bëra shpesh me profesor Murat Ajvazin , Kryetarin e lidhjes së historianëve shqiptarë i cili më dha mbështetjen e plotë duke më thënë: E nderuar sot Shqipërisë ( kur flas për Shqipërinë nënkuptoj edhe Kosovën ) i duhet qoftë edhe një fjalë apo mbishkrim historik jo më një libër, vetëm puno se ne si Lidhje na ke nga pas. Dhe ai burrërisht e mbajti fjalën, jo vetëm që u konsultova me profesor Muratin për librat, por ditën e përfundimit të librave ai i hipi avionit për Prishtinë dhe mbas dy ditësh librat ishin gati.
Një falenderim të veçantë edhe Lena Grafik që duke parë rëndësinë historike të librave në kohë rekord se bashku me shtëpinë botuese “Ajvazi ” librat dolën nga shtypi! Skam si të mos përmend profesorin e nderuar Fahri Xharrën që më çdo moment me jepte kurajo , e më mbështeste: mos u tërhiq , do ja dalësh dhe më ka ndjekur hap pas hapit. Profesor Skënder Hushin, që më inkurajon çdo herë! Nuk është pak kur ke mbështetjen e këtyre personave me peshë por dhe të gjithë miqësisë…Kush ishin , Dardanët, Trojanët, Etruskët, Thrakët,Lejlekët, Thesprotët?
Cila ishte gjuha që flisnin këta popuj? Kush ishte Enea, Antenori, . Kush ishin Helenët? Kush është origjina e Venezias, Padovës, Veronës? Kush ishin Liburnët? Kush ishin historianët, poetët, e vjetër? Kush ishte tempulli i Dodonës, kush e ndërtoj? Pse quhej populli i Thesprotëve, popull hyjnor, dhe popull që askush nuk guxonte të i afrohej? Shumë pyetje për një person që njeh sadopak historinë dhe nuk ka gjet përgjigje do i gjejë të gjitha këta në librin e autorit të shquar italian Mario Guarnaci i cili shkroj këtë libër në një moment historik të botës kur po krijoheshin kufinjtë ndarës në Europë.(Marre nga ..FINESTRA SPALANCATA SU SHQIPERIA IME)-SARANDANEWS,.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.