Skurse ishte lajmeruar me parë nga burime te kompanise Finikas Lines, pas nje nderprerje te gjate, rinisën me 1 korrik udhetimet nga Saranda drejt ishullit helen të Korfuzit.
Rreth 80 pasagjerë udhetuan te enjten në orën 16.00 nga Saranda drejt Korfuzit me tragetin e Kompanise Finikas Lines . Rifillimi i udhëtimeve me traget drejt Korfuzit ishte paralajmëruar edhe nga Prefekti i Qarkut Vlore Flamur Mamaj pak dite me pare gjate një takimi me bizneset turistike në Sarandë.
Mesohet se kushtet për të udhëtuar drejt Greqisë janë: Testi negativ PCR dhe certifikata e vaksinimit .
Udhetimet drejt Greqise nepermjet linjes ndërkombëtare detare Sarande-Korfuz u nderprene para 470 ditësh për shkak të pandemisë globale.
Porti i Sarandës mbetet një prej PKK ku nisen drejt Greqise dhe vendeve te tjera te BE nje numer i larte udhetaresh, nje pjese të cileve jane turiste te huaj.
Sipas burimeve zyrtare, para pandemise globale, gjate vitit 2018 në Portin e Sarandë, kanë hyrë dhe dalë 482 mijë pasagjerë. Nepermjet ketij Porti gjate 2021-it pritet te hyjne në vendin tonë një numër i lartë turistësh të huaj, kryesisht nga vende te Europës perëndimore./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI