Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot mbi vendin tonë parashikohet të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Lokalisht parashikohen reshje në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 dhe 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/21 | re shi / pak diell |
| Kukës | 16/22 | re shi / pak diell |
| Lezhë | 18/22 | re shi / pak diell |
| Dibër | 14/23 | re shi / pak diell |
| Durrës | 18/25 | re shi / pak diell |
| Tiranë | 18/25 | re shi / pak diell |
| Elbasan | 17/26 | re shi / pak diell |
| Berat | 14/24 | re shi / pak diell |
| Vlorë | 18/28 | re shi / pak diell |
| Korçë | 14/24 | re shi / pak diell |
| Gjirokastër | 15/28 | re shi / pak diell |
| Sarandë | 16/29 | re shi / pak diell |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi