Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu reagoi sot ndaj lajmit se varianti Delta u konfirmua nga laboratori i referencës Charite në Berlin edhe në Shqipëri.
Ministrja thotë se duhet bërë izolim i menjëhershëm i rasteve të dyshimta dhe të respektohen masat.
“Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit Covid19 dhe mbi të gjitha vaksinim, vaksinim, vaksinim si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë” – shprehet Manastirliu në reagimin e saj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) njoftoi sot se, në vijim të procesit të monitorimit të situatës së pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2///atsh///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?