“REALITET, SHUMË SHPEJT”
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku thotë se aeroporti i Sarandës do të jetë një portë më shumë për vizitorët që duan të aksesojnë bregdetin e jugut.
Ajo premton se së shpejti edhe aeroporti i katërt i Shqipërisë do të bëhet realitet.
Sot u çel gara për aeroportin e Sarandës teksa deri më sot Shqipëria ka atë të Rinasit dhe Kukësit. Në Vlorë fitues i garës është kompania e Behgjet Pacolli dhe pritet të nisë shumë shpejt puna dhe aty.
STATUSI NGA BELINDA BALLUKU
Hapet rruga për ndërtimin e ✈️aeroportit të katërt në Shqipëri. Sot lançuam zyrtarisht garën për ndërtimin e aeroporti të📍Sarandës, i cili do të jetë një portë më shumë për të gjithë vizitorët për të aksesuar bregdetin e jugut, por jo vetëm. Një vepër e rëndësishme, të cilën ashtu sikundër e kemi premtuar, do ta bëjmë realitet shumë shpejt.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI