– Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për personelin e Brigadave të Zjarrit, të Rojave Bregdetare Greke, të Policisë dhe vullnetarët që po luftojnë kundër zjarreve të shumta në të gjithë vendin.
“Situata është pak më e mirë, por përpjekjet duhet të vazhdojnë me intensitet të madh për të kontrolluar të gjitha zjarret dhe për të parandaluar çdo rindezje të mëtejshme”, deklaroi ai.
Kryeministri grek gjithashtu shprehu “pikëllim të thellë për atë që ka ndodhur” dhe tha se donte të “siguronte përsëri të gjithë ata që vuanin nga zjarret se rikthimi në jetën normale do të jetë përparësia ime e parë politike”.
Mitsotakis theksoi gjithashtu se ripyllëzimi i të gjitha zonave të djegura do të bëhej së shpejti dhe se përmirësimet në lidhje me politikën e ripyllëzimit dhe hartimin e planifikimit kundër përmbytjeve dhe antierozionit ishin gjithashtu duke u shqyrtuar./atsh-ana//
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi