-Në të gjithë territorin ku ka pasur vatra zjarri, operacionet kanë vijuar pa ndërprerje, nga toka dhe ajri.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se pavarësisht punës së pandërprerë të forcave të shtuara operacionale, disa vatra zjarri mbeten ende aktive në territorin e vendit.Aktualisht është aktive vatra e zjarrit në Dukat të Ri. Pika kritike u izolua gjatë natës nga forcat operacionale, duke eliminuar rrezikun e kalimit të zjarrit në fshat, por përpjekjet për shuarjen e flakëve vazhdojnë nga toka dhe nga ajri.
Edhe pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë vazhdojnë të përqendruara të gjitha forcat, për të bërë të mundur normalizimin dhe izolimin e flakëve. Të gjitha Strukturat e Mbrojtjes Civile, FA-së dhe zjarrëfikset janë në ndjekje të dinamikës, e cila ka ndryshuar edhe për shkak të kushteve atmosferike.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI