SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Apeli i pacientes nga spitali Infektiv: Bëra gabimin më të madh dhe po vuaj, vaksinohuni

Vaksinimi është e vetmja armë për t’u mbrojtur dhe për të parandaluar infektimin nga “Delta” apo nga viruset e tjera që mund të derivojnë nga COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu po vijon fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim në masë të qytetarëve.

Ministrja ka publikuar mesazhin e dy pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv të cilët bëjnë apel për vaksinim.

“Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot, prandaj njerëz vaksinohuni sa më shumë. Burri i vaksinuar nuk u sëmur, unë e pavaksinuar u sëmura rëndë”, – thotë pacientja e moshuar.

Ndërsa një pacient bën thirrje që të gjithë të vaksinohen dhe të mos hezitojnë.

Ndërkaq vijon vaksinimi masiv nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, në pikat e përqendruara të vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.

Prej fillimit të këtij procesi janë kryer në total 1,259,952 doza të vaksinës ndaj COVID-19 dhe prej tyre 553,482 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3012 vaksinime. Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim./atsh///

error: