Panta Petroviç, serbi që jeton në një shpellë i distancuar nga jeta moderne, është vaksinuar kundër koronavirusit.
Pothuajse 20 vjet më parë ai u distancua nga të gjithë dhe vendosi të jetojë në një shpellë të vogël në malet serbe për t’i shmangur njerëzit.
Vitin e kaluar, në njërën nga vizitat e tij në qytet, burri me mjekër të gjatë dëgjoi se është përhapur një pandemi.
Pasi vaksinat kundër Covid-19 u bënë të qasshme, ai u vaksinua dhe u bën thirrje të gjithëve që të ndjekin shembullin e tij.
“Ai (virusi) nuk zgjedh. Do të vijë edhe këtu, në shpellën time”, është shprehur 70-vjeçari për agjencinë AFP në shpellën që ndodhet në malin Stara Planina, në jug të Serbisë./
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI