Ne naten e trete te koncerteve, këngëtari Goran Bregoviç është ngjitur në skenë për të dhuruar një mbrëmje magjike në Festën e Birrës në Korçë.
Bregoviç e nis koncertin me këngën shqiptare “Kosovska’’ teksa performoi gjate bashkë me orkestrën që e shoqëron.
Goran Bregovië, është një këngëtar i mirënjohur në Ballkan dhe me gjere në botë.
Turistë nga Shqipëria dhe shume te huaj, kanë shkuar në Korçë për të ndjekur live këngëtarin Bregoviç dhe për të ndierë atmosferën e Festës së Birrës duke shijuar Birrën Korça e Tirana.
Koncerti ne Korçë i kengetarit Goran Bregoviç, me baba kroat , nene serbe dhe grua myslimane, u parapri nga debate te shumta ne media si ne Shqiperi edhe ne Kosove.
Akuzat nga ata qe nuk e deshironin kete koncert ne Korçë, si në Shqiperi por me teper ne Kosove; lidheshin me idene fikse, se disa kenge te tij si “Kalashnikov”, kishin fryemzuar ushtaret serbe dhe pasramilitaret e kesaj etnie, gjate represionit dhe krimeve dhe genocidit serb ne Kosove gjate luftes ne vitin 1999.
“Pala” tjeter ne Shqiperi dhe Kosove ( me pak), arsyetuan se ne asnje rast, kengetari nuk ka bere thirrje antishqiptare. Nje deklarate te perafert e ka bere edhe vete Goran Bregoviç gjate koheve te fundit ne klimen e ketij debati.. Madje edhe kenga shqiptare , e para koncertin e tij , kishte pikerisht mesazhin e bashkejeteses mes popujve, //A.VANOVA-SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.