-Reportazh-
Nga Sofo MEKSHI & Panajot BOLI
– Panairi IX Kombëtar i Suvenireve Turistike me Qasje Mjedisore –

Shëtitorja “Naim Frashëri” tashmë e rikualifikuar sipas një projekti europian me investime të Bankës Botërore,, sivjet është hapësira më e populluar dhe më e vizitueshmja, se sa çdo vit tjetër.Aty gjallojne veprimtari të çfardolloji, koncerte me këngëtare shqiptarë e te huaj, panaire si ai i Librit por edhe i suvenireve turistike, , miqësore me mjedisin tonë të përbashkët.


Pikërisht, këtu, prej nëntë vite radhazi, hapet sipari i radhës, duke pritur mysafirë nga i gjithë vendi por edhe nga të gjithë trevat mbarë shqiptare. I ideuar dhe i realizuar nga stafi i Agjencisë AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) me mbështetjen e Bashkisë Sarandë , më 19-20 dhe 21 gusht, këtë vit shënjoi numrin nëntë. Drejtori Ekzekutiv i AJMMI-t, Shkëlqim Hajno, si edhe i gjithë Stafi i saj, prej kohësh kanë përjetuar ethet e organizimit dhe të realizimit me sukses të këtij eventi etnokulturor , i cili me stendat e tij të mbushura me zeje të traditës nga trevat shqiptare, për tre ditë radhazi, gjallëroi jetën artistike dhe tregëtare të Sarandës turistike. Edhe pse me një përvojë të gjatë, meraku për ta kryer çdo detaj me përpikmëri, e çon drejtuesin sa nga Saranda në Gjirokastër, në Berat e në Prishtinë, në Prizren, deri në Ulqin e në Tetovë. Gjithkund ku jetojnë shqiptarët, andej e këtej kufirit zytrar, të gjithë janë ftuar të sjellin produktet e tyre për t’i paraqitur në Panair.Telefonatat nuk pushojnë deri pas mesnate. -Alo, stafi jeni? Vijmë një ditë më parë, se jena larg, dona 14 tavolina si shoqatë….. –Zejxhani.” Alo, Çimi, kujdes akomodimin se kena disa pjesmarrës të rinj e duan akomodim cilësor. Vendet i duam pranë ujit të detit Jon… Ganimeti.
-“”Jam Thëllënxa Gjeçi nga Berati, vij për herë të parë në Panairin e sarandes, e kam me merak si do dalim, ma bëni hallall që nuk ju lajmërova më herët por tani më erdhi ftesa , përmes fb…
Me këtë rast , stafi i jonë, i dedikoi Mjeshtrit një Çertifikatë të veçantë,”Nderi i Panaireve

“E teksa po afrohej ora 19 e 30 minuta , kohë kur starton minuta e parë e Panairit, Çimi dhe shefi i kabinetit të kryetarit, Thomai, kontrollojnë detajet e protokollit zyrtar të ceremonisë së rastit.
QYTETARI I PARË I SARANDËS, VIZITORI I PARË I PANAIRIT…
– Alooo, zoti Mehmet,Jam Artan Bilani nga Shkodra. Ju i njihni punimet e mia. Më rezervoni edhe një tavolinë për Pjetër Vukajn, ju e dini ai….” Nga kjo anë e telefonit stafi futet në mendime. Tre muaj më parë, zemra e Mjeshtrit të vërtetë të pikturave e të punimeve mbi lëkurë dhie, mbi drur e mbi lëkurë pemësh, kishte pushuar e ai, i veçanti i panaireve tona, ishte ngjituar lartë në qiellin e Kelmendit, për t’ua ndriçuar rrugën e artit gjithë artisteve shkodranë e më gjerë. Dritë e nder i dha edhe Panairit tonë.
Me cilësinë edhe të Presidentit të Panairit, kryetari i Bashkisë Sarandë. , Adrian Gurma, së bashku me të zotët e shtëpisë, presin shiritin e përurimit . Starton kështu dita e parë e Panairit të IX Kombëtar të Suvenireve Turistike me Qasje Mjedisore. Bashkëshoqëruesit, bëjnë prezantimin e pjesmarrësve . Në këtë mënyre, Qytetari i Parë i Sarandës, bëhet edhe vizitori i parë i stendave të këtij eventi.
E kështu, hap pashapi e stendë pas stende, vijon takimi me miqte . Secili prej tyre, falenderon AJMMI-n për ftesën dhe kryetarin për mbështetjen që u japin artizanëve nga gjithë hapësirat shqiptare , për të ekspozuar produktet e tyre artizanale si punime në dru, në metale të rralla, punime me grep dhe në tezgjah, deri në përgatitjen e kostumeve tradicionale të krahinave nga i gjithë vendi.
Në hyrje të Panairit, është skulptori Ilirjan Dalani,. Së bashku me mjeshtrin, gdhendin mermerin live dy vajza shkolle, të cilat marrin mësime teorike dhe praktike, aty përpara vizitorëve por edhe para blerësve të shumtë .
- Hë, si ju duket Saranda këtë vit, -pyet Gurma. Sekush nxiton të tregoje emocionet e veta. Shpresa Maskaqi është më e veçanta në rrëfimin e saj. Kjo grua e shëndetshme, bionde e faqekuqe prej Kosove, e njeh shumë mirë Sarandën tone. Madje thotë se është e dashuruar me këtë qytet qysh prej pranverës së vitit të mallkuar 1999 te deportimeve prej Kosove, , kur familjarisht u strehua në këtë qytet.
- – Andaj, tregon Shpresa, – une nuk u jam ndarë panaireve, edhe sikur asgjë të mos shes. Boll të takoj miqtë e mi të ditëve të vështira., të shëtis me ata në këtë shëtitore moderrne, këtu ku uji i Detit Jon na spërkat këmbët me dallgët e tij miqësore.
- Më tej Kristina Çambiri, . Ka ekspozuar veshjet prej leshi ,që nga koka deri tek këmbët. Endësja pasionante ka dhjetra punime me grep e me shtiza, shumëllojshmëri ngjyrash e modelesh, të cilat kërkohen nga tregu vendas por edhe prej vizitorëve të çdo vendi që vizitojnë Sarandën tonë., gjatë gjithë vitit e jo vetëm në stinën e verës. Në punimet e Valbona Isufit, por edhe të tjerave, në çdo stende , një sy i kujdesëshëm vëren atë art që artizanet , kanë derdhur në secilin punim., ka shumë dashuri e merak për t’i qëndruar besnike traditës, çka e bën të dallueshme krahinën e çdo vendi
- .Në çdo punim ”lexon” sfinesen e artizaneve femra, atë ndjenjë të bukur që derdhet në kortinat e qëndisura, në trapezaritë e stërmëdha, , në çorapet për çdo moshë, në… në kostumin e qytetit të Gjirokastrës, punuar me mjeshtri prej firmës “Arbror” të çiftit Lizeta e Aurel Hatika. Fustanella e kostumit karakteristik të qytetit ka 180 deri në 250 pale prej pëlhure të bardhë dhe peshon diku 10-15 kg, e kur e lëshon nga lartësia 1-2 metra, fustanella qëndron në këmbë pa u përthyer.
- E ç’nuk gjen nëpër shtatëdhjetë stendat e Panairit të IX! Çiftelitë e Mirditës, produktet prej sapuni të zonjës Çakuli e deri tek produktet e vajrave bimorë të ambalazhuara në enë qelqi të përmasave te ndryshme prej mjeshtres Thanasi nga Çuka.
- Tashmë , pjësmarrsit e Panairit, janë bërë mjeshtra me tituj të akorduar prej Dhomës Kombëtare te Zejtarisë –nga populli por edhe nga specialistë të Ministrisë Kulturës etj. Ka disa prej tyre. Madje, njëri nga fshati Shendëlli ,përball Vrinës, me origjine nga Mirdita si Pjetër Përkeqi, qe ka marrë nga kjo Ministri, patentën e prodhimit të mozaikëve prej guri, me të cilat mund të restaurohen objekte të vjetra të trashegimisë sonë.
- Nuk mund t’ i mungonin Panairit tonë edhe Motrat Koçollari. Me stampën “An/Art Koçollari”, të dy vajzat e Tanes, janë artiste të punimit në argjend, duke krijuar varse, unaza e zbukurime të tjera dedikuar për ngjarje dhe evente të familjarëve, për çdo moshe e gjini.
- Tepër e veçantë ishte këte sezon, pjesëmarrja e një grupi nga Shtëpia e Femijëve shkollor ” Vangjel Pulla”, Sarande. Ndën shoqërinë e drejtoreshës Stela Dako dhe të instruktores femijet ekspozuan punime artistike me materiale plastike të riciklueshme. Ishte paraqitja e tyre, një leksion I mirë për të gjithë banorët e Sarandës e më gjerë, se si plastikat mund t’i kthejmë në vlera përdorimi për të zbukuruar mjediset familjare por edhe ato të zyrave nëpër institucione të ndryshme.
- Punimet ne tekniken e vajit te piktorit tiranas Shpëtim Reçi, ishin ndër më cilësoret ne kete mainfestim kulturor mbarekobmetar. Shpesh krijonin nje “‘pike gravitetit”nga vizitoret. Ai bashkë me bashkëshorten, Afërditën prej tre muajsh u bene banorë sezonalë të Sarandës due e finalizuara qendirmn e tyre me pjesemarrjen en Panirin e 9-te Kombetar te Suvenireve .
- . Duke vrejtur me kujdes qëndrimin stoick të artizanëve, para vizitorëve-blerës apo thjesht vizitor, të ngjan se janë para një komisioni vlerësues e duhet të mbrojnë diplomën para tyre. Patjetër që ashtu është. Sekush, merr sygjerime për cilësine, , merr diplomën nga blerësi i radhës.

Në mbrëmje, aty pranë mesnatës, grupi i stafit të AJMMI-t të asistuar edhe nga specialistë të artizanatit e të artit të traditës, kalojnë ne paade ne menyre te perseritur enkas pranë çdo stende. Mbajnë shënime per vlerat e çdo produkti, se nesër do të ndahen çmimet për secilin pjesmarrës, me synimin për të qënë sa më të drejtë në “notat” e vendosura.
TORTA E PANAIRIT DHE.. ÇMIMET E KONKURSIT…
Dita e dytë e Panairit IX Mbarekombetar të Suvenireve, filloi në ora 10 paradite, disi më ndryshe se çdo vit tjetër. Sivjet, flota e anijeve turistike është zgjeruar. Në njërën prej, tyre, u çv endos e gjithë veprimtaria e eventit. Aty artizanët, aty edhe kamerat e mediave qëndrore e lokale. Më i dallueshmi Viktori i EuroNewës Albania Aty stafi i AJMMI-t por edhe vetë Presidenti i Panairit, kryetari Bashkisë Adrian Gurma.. Mes duartrokitjeve dhe, duke shijuar fruta te stinës e me ujin e dhuruar nga firma Nastos, nis ceremonia e ndarjes së çmimeve. Komisioni dha tre çmime të treta, dy çmime të dyta dhe një çmim të parë. Njëherazi u vlerësuan me Çertifikatë Mirënjohje” 18 artizanë. Secili prej artizanëve u pais me Çertifikatë Pjesmarrje në këtë Panir. Radhën tashmë e ka rituali i prerjes së tortes dedikuar Panairit IX. ,( kontribut) nga Pastiçeri “LEONORA”( Bistricë – Sarandë )e cila nen drejtimin e Stefan Zhgabi eshte vleresuar se fundi nga Dhoma Kombetare e Zejtarise me titullin “Mjeshter”.
Gjithçka fiksohet në aparatin e fotografit Sabiel Shena.Secili merr pjesën e gëzimit që sjell organizimi i një Panairi Kombëtar të Suvenireve. Ndërkohë qe zhvillohen veprimtaritë, anija është duke lundruar me ngadalë në Gjirin e Sarandës, duke i dhën një tjetër lezet kësaj ceremonie.
Tingujt e violines se Martin Genti Xuxit perhapen kendshem ne sallen e ceremonies ne katin e dyte te anijes LOUIS Më në fund, fotoja tradicionale e përbashkët me artizanet dhe një premtim nga kryebashkiaku i Sarandes:
” Tek Institucioni i kryetarit të Bashkise por edhe nga i gjithë personeli i saj, do të gjeni përkrahje e mbështetje për ta zhvilluar më tej artin e zejeve të traditës shqiptare.”
PAS PANAIRIT të 9, , NIS PUNA PËR të 10-tin…
Tashmë që Panairi, e mbylli siparin , në natën e tretë të tij.
Sstafi i AJMMI-t është duke përpunuar e sistemuar opinionet vlerësuese që dhanë artizanët, nepermjet nje Pyetesori te eprgatitur enkas per te thishur mendimet, verejtet dhe sugjerimet e tyre.Perfundimet dot e sherbejne per reflektim si nga AJMMI por do te adresohen si rekomandime ehd eper Bashkine.
. Prej tyre por edhe nga sygjerimet e bashkëqytetarëve të ndryshëm, dashamirë të kësaj veprimtarie të përvitshme,është nisur puna për përgatitjen e Panairit të dhjetë. Ende pa u ftohur kujtimet por edhe emocionet e tre netëvë që shkuan, i gjithë Stafi i Qendres AJMMI dhe secili më vete, kanë skicuar disa risi e ndryshime në planin teknik por edhe organizativ. Ja disa prej tyre. Duke marr shkas edhe nga propozimi që bëri kryetarja e Shoqatës së Grave Afariste te Prizrenit, Zejxhan Celina, do vlerësohet mundësia që ky Panair të ndahet në dy sezone, në Pranverë dhe në fund të Verës. Gjithashtu, do t’i propozohet Bashkisë që ,një treditor të zhvillohet panair i veçantë me artizanet e trevës sonë Sarandë, Finiq, Delvinë e Konispol. Këmbëngulës në propozimet e veta, Mehmeti i qëndron mendimit që një përfaqësi e artizanëve nga këto treva, të shkojë, nëpër panairet që organizohen nëpër Shqipëri por edhe në ato që zhvillohen përtej kufijve tanë.
Artizanët , pushuesit e shumtë por edhe vizitorët vendas, largohen prej Panairit IX me mbresa e kujtime të shumta. Shkëmbejnë adresat apo kartvizitat e secilit. Sekush ka blerë nga një artikull simbolik për t’ua bërë dhuratë miqëve por edhe njerëzve të zemrës. Njëherazi edhe ftesën prej AJMMI-t për t’u rikthyer vitin e ardhshëm, në Panairin e 10-të Kombëtar të Suvenireve Turistike me Qasje Mjedisore. Të mirupafshim në “SARANDA 2022 “
Sarande, 19-20-21 gusht 2021
:
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.