ATSH-AA/ – Gjermania ka renditur pjesë të Greqisë, përfshirë ishujt turistikë, si zona me rrezik të lartë për COVID-19, për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve atje.
Instituti Robert Koch klasifikoi Kretën dhe ishujt e tjerë të njohur, përfshirë Rodos, Mykonos, Kos dhe Naxos, si zona me incidencë të lartë.
“Udhëtarët që kthehen në Gjermani nga këto ishuj do të duhet të karantinohen për 10 ditë, nëse nuk mund të japin prova të vaksinimit ose shërimit nga COVID-19”, tha instituti.
Periudha e karantinës mund të përfundojë pesë ditë më herët, me një test aktual negativ COVID-19.
Javët e fundit, Gjermania ka forcuar rregullat e saj të udhëtimit, pas një rritjeje të shpejtë të rasteve të reja COVID-19, e nxitur nga varianti shumë ngjitës Delta.
Vendi regjistroi javën e kaluar numrin e tij më të lartë ditor të rasteve të COVID-19 në tre muaj, kurse rastet aktive u rritën në 79 400 të martën, nga 50 400 të raportuara të njëjtën ditë javën e kaluar.///
ME SHUME LAJME
MEMORIE. Sot kujtojmë Prof. Moikom Zeqon, intektualin e rrallë.
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës