/18/04/2020// Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot lajmin e mirë se janë shëruar edhe 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.
Në total deri tani janë shëruar 39 personel shëndetësor.
“Lajm i mirë. 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit. Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19”, tha Manastirliu.
Ajo theksoi se “për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë”.
“Deri tani janë 302 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”, tha ministrja./R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI