Deputeti Alket Hyseni nepermjet nje publikimi ne fb e tij ka njoftuar se mesditen e djeshme na u paska mbledhur ne Sarande i ashtequajturi “Komiteti i Turizmit”
Alket Hyseni shkruan se “…Bashkëbisedim me operatorët turistikë të zonës, me pushtetin lokal, si dhe institucionet shtetërore që kanë lidhje me turizmin.
Së bashku me Damianin dhe Andrean, mikpritëm mbledhjen e Komitetit të Turizmit, nën organizimin e Prefektit të Vlorës dhe kujdesin e Ministrit Blendi Klosi“.
Mbetet mister arsyeja perse kjo mbledhje, qe per nga rendesia dhe pjesmarrja nuk duket e parendesishme, eshte mbajtur e fshehte ndaj medias, ndryshe nga heret e tjera kur deputeti Hyseni, si mikprites i ketij takimi, kujdesej per prezencen e medias edhe kur bente vizita neper shtepi per shperndarjen e librave falas apo neper biznese kur ato celnin sezonin e punes. Kane patur frike nga ndonje reagim i pakendshem i pjesmarresve ne mbledhje per mosmbajtjen e premtimeve te pervitshme?!
ME SHUME LAJME
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota
Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete
Përkujtohet At Zef Pllumi, simboli i qëndresës dhe kujtesës