SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vetingu në politikë, Basha: Frika e pak njerëzve s’mund të pengojë shumicën

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me vetingun e politikanëve.

Basha ka postuar videon e fjalimit të tij gjatë seancës në Kuvend dje ku thekson se, frika e pak njerëzve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

“Por frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor, që e ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndërrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit. Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd!Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëve të korruptuar. Jo politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre”, shprehet ai. ///

error: