– Nga sot nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-COVID. Vaksina përforcuese do të aplikohet për qytetarët të cilët janë mbi 60 vjeç dhe tek ata persona që kanë mbi 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.
Gjithashtu, Komiteti i Ekspertëve ka marrë vendim edhe për uljen e moshës së vaksinimit, referuar eksperiencave ndërkombëtare, deri në 16 vjeç dhe 12 vjeç për fëmijët me probleme shëndetësore. Por ekspertët kanë saktësuar se prioritet vijon të mbetet vaksinimi i popullatës me dy dozat e para të vaksinës.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,900,000 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre rreth 885,613 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID.
Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCOVID. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina antiCOVID.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.