Arkeologjia ka bërë hapa përpara të mahnitshme në vitet e fundit, duke shtuar në mënyrë të ndjeshme zbulimet arkeologjike në mbarë botën.
Përdorimi i satelitëve dhe hartave 3D ka zbuluar tempuj që fshiheshin prej shekujsh në pyjet tropikale të Amerikës qendrore, deri tek thellësirat e Mesdheut.
Por ka ende shumë për të zbuluar, dhe shpesh herë vepra arti të mrekullueshme mund të dalin nga balta.
Është rasti i dy kokave të gjetura ditët e fundit në qytetin historik të Aizanoi, në Turqinë qendrore. Bëhet fjalë për kokën e zotit të verës Dionisit, dhe të perëndeshës së dashurisë, Afërdita.
Trupi i tyre ishte zbuluar vite më parë, por kokat mungonin. Nuk dihet ende sesi, por ato u gjetën në një zonë plot baltë që dikur, ndoshta 5 mijë vjet më parë, kishte qenë një përrua.
Arkeologët flasin për dy veprat artistike duke i cilësuar si një bukuri që lë pafjalë, por më shumë se vlerësimi i tyre, flasin vetë pamjet e zbulimit, dhe kontrasti midis së bukurës mijëvjeçare dhe ambientit përreth.






ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI