SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kursimet bankare, kryesojnë qytetet turistike

 Turizmi ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në rritjen e kursimeve bankare.

Qytetet turistike Vlora, Durrësi , Saranda dhe Lezha krahas fluksit më të lartë të turistëve gjatë sezonit veror, kanë regjistruar edhe rritjen më të madhe të depozitave bankare në tremujorin e tretë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, të dhënat mbi ecurinë e kursimeve bankare sipas rretheve, tregojnë se në këtë periudhë, Lezha kryeson me rritjen më të madhe 6.2%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Më pas vjen Tirana me një rritje të depozitave 5.1%, Vlora dhe Durrësi regjistrojnë përkatësisht rritje 4.4% dhe 3.1%. Një rritje më të vogël shënojnë Fieri, Elbasani dhe Shkodra.

Në total, depozitat në monedhën vendase regjistrojnë vlerën 530 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë në 654 miliardë lekë. ///

error: