Një delegacion me përfaqësues nga qyteti i Lübeck në Gjermani vizitoi sot Sarandën.

Gjatë vizitës në qytetin bregdetar ata u pritën në takim nga kryetari i bashkisë, Ardian Gurma.
Kryebashkiaku Gurma bëri të ditur se në takim u diskutua mbi mundësitë për ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjella mes dy qyteteve.
“Gjithashtu u diskutua edhe mbi ecurinë e punëve të bashkisë Sarandë në drejtim të menaxhimit të integruar të mbetjeve, sistemin e kanalizimeve dhe mbi modernizimin e shërbimit të ndarjes në burim të mbetjeve”, tha Gurma.
Saranda falë investimeve të kryera, po kthehet në polin më të rëndësishëm të turizmit në jugun e vendit./ATSH///

ME SHUME LAJME
Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec
MEMORIE. Shkallaret e kujtesës-Njerëzit që i dhanë shpirtin lagjes
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta