
Regjistrimi i pronave ne bashkine e Finiqit, ka qene objekt kryesor i diskutimit mes zyrtareve kryesore te dy institucioneve , ne paraditen e te premtes.
Ne kete takim, karahas specialisteve te te dy institucioneve, ka qene i pranishem edhe deputetit Niko Kuri.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës Sarandë, e perfaqesuar ne takimin e Finiqit nga drejtoresha Aida Demi, eshte informuar ne menyre te detajuar per shqetesimet kryesore dhe problematikat e shfaqura deri me sot ne fushen e dokumentimit dhe hipotekimit te pronave te qytetareve .
Kryebashkiaku Kristo Kiço ka bere nje ekspoze te situates se regjistrimit te pronave ne fshatrat e territorit te bashkise Finiq,
Te takim u vu ne vje se për 12 fshatra te kesaj bashkie me 58 fshatra gjithesej, nuk eshte kryer asnje regjistrim fillestar.
Në takim, kryebashkiaku Kristo Kiço ka përseritur edhe nje here kërkesën e tij te njohur mbi nevojen të funksionimit të zyrës Kadastrale me seli në bashkinë e Finiqit, për shërbimin e shpejtë dhe më të mirë të banorëve të zonës.
Sipas Kiços deri më sot, ne Finiq janë regjistruar rreth 15% e pronave.
Ne kete takim eshte diskutuara edhe per nevojën e përfundimit të procesit të regjistrimit të pyjeve dhe kullotave nga kompania DATECH dhe fillimin e procesit të legalizimit të banesave në fshatin e Finiqit.Së fundi, u diskutua për zgjidhje të situatave që rezultojnë problematike që prej regjistrimit fillestar të pronave siç është rasti i fshatit të Brailatit.
Bashkia e Finqit përbëhet nga 5 njësi bashkiake: të Livadhjasë, Finiqit, Dhivrit, Mesopotamit dhe Alikos.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI