Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me përplasjen e dy automjeteve në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqyet, ku humbën jetën dy persona, ndërsa shoferi, Emirjan Doko, që shkaktoi aksidentin, ndodhet në spital.Braçe vuri theksin te indiferenca e punonjësve të policisë, duke qenë se lëvizja në orën kur u shkaktua aksidenti, është e ndaluar për shkak të orës policore. Por jo vetëm kaq, Doko, drejtonte mjetin në gjendje të dehur, si dhe u fut me semafor të kuq, shkelje këto që ndëshkohen në çdo orë të ditës.
Reagimi i Braçes:/
Per qartesi;
Ne qarkullim ne ore 3.20 te mengjesit, pra nen ndalimin e ores policore;
I dehur, pra i sapo cuar nga ndonje mejhane e hapur edhe pse nen ndalimin e ores policore;
Me shpejtesi, pra i ndaluar ne cdo ore te dites, ne oren policore i ndaluar fare fare;
Vijon rrugen me semafor te kuq, pra i ndakuar ta bej ne cdo ore te dites, ne oren policore nuk duhet te levizte fare fare;
Atehere:
KJO ESHTE VRASJE E QELLIMTE E DY SHTETASVE!
Ne ane tjeter;
KAQ SHUME SHKELJE LIGJI, PO POLICIA KU ESHTE NE MES TE TIRANES?!
E fundit;
NUK LUFTOHET PANDEMIA ME GJASME, HEM SI SEMUNDJE INFEKTIVE, HEM SI PANDEMI E PALIGJSHMERISE, HEM SI PANDEMI E VRASJEVE NE RRUGE!///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI