Punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës nisin në 28 nëntor.
“Një ditë përpara nga fillimi i punimeve për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, shprehet ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Ajo publikoi një video informuese mbi Planin Kombëtar të Aviacionit Civil, që kulmon me linjën e parë ajrore që mban flamurin shqiptar “Air Albania”, për të vijuar më pas me ndërtimin e Aeroportit të Kukësit dhe me investimet e reja në Aeroportin e Tiranës dhe për të vijuar nesër me nisjen e punimeve për Aeroportin e Vlorës.
Aeroporti i ri i Vlorës do të thotë “më pak taksa dhe tarifa, bileta 7 herë më të lira se në 2019, pistë për fluturime transoqeanike 3.2 km, kategoria 4E, mbi 1000 vende të reja pune, 100 milionë euro investim, porta e turizmit të jugut”, u shpreh Balluku.
Ministrja tha se 4 aeroporte ndërkombëtare, Tiranë, Kukës, Vlorë dhe në Sarandë, krijojnë një zinxhir të ri vlere në ekonominë e zhvillimin e vendit///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese