Sekretari i grupit parlamentar të PD-së, Arbi Agalliu, në një deklaratë për mediet, denoncoi ato që i cilësoi si afera korruptive që ndodhin me tokat në bregdetin shqiptar.
“Drejtoria e ALUIZNI-t Vlorë së bashku me zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtëshme Vlorë kanë legalizuar dhe hipotekuar për 24 orë object dhe truall me vendodhje në Jalë, Vuno”, tha ai, teksa vuri në dukje se, “më pas Bashkia Himarë, jep një leje ndërtimi për kompaninë “Jala Investment”, pikërisht në këtë sipërfaqe toke”.
Ai tha se, “ajo që ne evidentojmë është pikërisht fakti se aksionerë të kësaj kompanie janë kushërinjtë e parë të deputetit të qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri”.
“Në këtë kontekst, vijoi Agalliu, ne shtrojmë këto pyetje për Gjiknurin: A ka ndërhyrë Damian Gjiknuri në institucione si ALUIZN-i dhe Hipoteka Vlorë, për të përshpejtuar dhënien e lejes së legalizimit për këtë objekt? A ka ndërhyrë Damian Gjiknuri në Bashkinë Himarë për të marrë leje ndërtimi kompania “Jala Investment” ku aksionerë janë kushërinjtë e parë të tij? A po ndërhyn Damian Gjiknuri pranë organeve të drejtësisë në këto momente, të cilat janë duke shqyrtuar rastin?”.
Agalliu theksoi se, “Partia Demokratike inkurajon fort çdo qytetar të denoncojë fort çdo akt korruptiv, çdo presion që ndodh nga punonjës të caktuar, të korruptuar në administratës publike”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit