Kryeministri Edi Rama uroi sot Ditën e Rinisë, ndërsa kujtoi se në vitin 2022 Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.
“Mirëmëngjes dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një ditë të bukur”, tha Rama, ndërsa ndau videon promovuese.
8 Dhjetori shënohet si Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të Dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.
Akti i tyre publik, sa qytetar, aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.
Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 Dhjetori nuk pati dy palë, një fituese dhe një të humbur.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI