SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Gurma: Paketa Fiskale 2022, nuk rrit barrën fiskale për komunitetin

Miratimi i Paketes Fiskale 2022 ne Keshillin Bashkiak të Sarandes, ka qene se fundi zhvillimi me i qenesishem i ketij organi vendimarres . Lidhur me kete miratim kryebahskiaku Adrian Gurma ka vene theksin se ” Paketa Fiskale 2022, nuk e rrit barrën fiskale për komunitetin”.

Miratimi i ketij Dokumenti ka reflektuar me pare po edhe gjate diskutimeve te Keshill disa rregullimet te propozuara Burime te ketij organi vendimarres dhe te institucionit te Bashkise vune ne dukje se Paketa Fiskale 2022, e fuqizon financiarisht vete institucionin, duke i hapur rrugën rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe shtimit të investimeve.

Drejtori i tatim taksave ne Bahski Lorent Bineri ka dhene spjegime per keshilltaret mbi momente dhe detajime rreth fashes se taksave dhe tatimeve ne nje veshtrim krahasues.

Qartesisht eshte vene ne dukje gjithashtu se disa taksa kombetare nuk kane pesuar asnjë rritje .Te tilla jane:Taksa e ndërtesës, taksa e tokës dhe e truallit, taksa e tabelës, taksa e ndikimit në infrastrukturë, taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë si dhe taksa e fjetjes në hotel. Ne te vertete ky grup i taksave ndikon drejperdrejt bizneset dhe banoret ne te gjithe territorin administrativ te Bashkise.

Mesohet se sipas disa perllogaritjeve nuk ka gjithashtu rritje të taksave dhe tarifave familjare dhe as tarifa të reja. Kesisoj, përfitojnë 2300 familje e kategori, që përjashtohen nga pagesa e taksave e tarifave. Ketu hyjne pensionistët e vetmuar, invalidët, invalidët e punës, dhe personat në nevojë, sipas klasifikimit me kriteret qe u japin atyre keto statuse.

Nderkohe me interes per publikun eshte edhe faktis e tarifat e shërbimeve dhe të liçensimit në sektorin e transportit, nuk do te rriten gjate vitit 2022.

Ne analizë të fundit, kreu i Bashkise Adrian Gurma ka theksuar para keshilltareve bashkiake dhe publikut se “Paketa Fiskale synon rregullimin e tarifave dhe jo rritjen e tyre..Me ndryshimet e bëra, do të sigurohen më shumë të ardhura, që do të përkthehen, në më shumë shërbime, investime dhe kujdes ndaj komunitetit-ka vene ne dukje nenvizuar nje nga tiparet kryesore te kesaj pakete fiskale per vitit 2022/SARANDANEWS.AL///

error: