Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka arrestuar sot ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Sipas burimeve të medieve, bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Lidhur me arrestimin e ish-ministrit Koka, pritet që të ketë një njoftim zyrtar nga SPAK.
Lefter Koka ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit nga viti 2013-2017 si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i bashkisë së Durrësit, ndërsa prej vitit 2009 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Lefter Koka, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit në Durrës, me 1 shtator 2021.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI