SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Lame: Kadastra, digjitalizim i 3.3 milionë kartelave të pronës

 Në vitin 2022 nis zbatimi i projekti për digjitalizimin e pasurive të paluajtshme, në arkivën e Kadastrës Shqiptare.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame duke marrë fjalën në takimin e organizuar sot në Tiranë, për prezantimin e këtij projekti tha se, “digjitalizimi i Kadastrës do të zbatohet në dy faza për periudhën 2022-2023”.

Lame tha se, “çdo pasuri ka tre elementë: Kartelën, Referencën dhe Hartografinë dhe në arkiv ka rreth 4.073.000 pasuri. Meqenëse çdo pasuri ka minimalisht 1 referencë, duhej të kishim të paktën 4 milionë referenca. Por në fakt Kadastra trashëgon vetëm rreth 2,8 milionë referenca. Kjo për shkak se ndër vite, kur është kryer regjistrimi fillestar në vitet 1996 e deri rreth 2010, veçanërisht në fshat i binin shkurt dhe për gjithë fshatin hapnin një referencë dhe për pasuritë shtet ose nuk regjistroheshin fare, ose regjistroheshin pa hapur referenca”.Lame shpjegoi se, në sistem dhe të digjitalizuara tërësisht janë të dhëna për rreth 700.000 pasuri, për të cilat është kryer regjistrimi fillestar kryesisht pas vitit 2014.Sipas tij, për rreth 1 milion pasuri të tjera, nuk është kryer skanimi i referencave, por është kryer pjesërisht vetëm digjitalizimi i kartelës.“Nga llogaritë e përgjithshme, mbeten për t’u skanuar rreth 2.838.000 referenca që përmbajnë rreth 56 milionë dokumente (kontrata shitblerjeje, vendime gjyqi, vendime të kthimit të pronave, AMTP, akte trashëgimie, dokumente noterialë, bllokime bankash, etj., etj.)”, u shpreh Lame.Kreu i Kadastrës tha se, “projekti do të përfshijë: skanimin e dokumentacionit të referencave, për rreth 56 milionë dokumente dhe skanimin dhe digjitalizimin e kartelave të pasurisë për rreth 3.3 milionë kartela pasurie”.Sipas tij, projekti do të zgjasë dy vjet: Faza I, Viti 2022 përfshin digjitalizimin e Kartelës së Pasurive te Paluajtshme dhe Skanimin dhe Indeksimin e dokumentacionit ligjor në 4 Drejtoritë e Tiranës, (Vorë-Kamzë), Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Sarandë. Ku përfshihen 1056 zona kadastrale. Ndërsa Faza II, do të shtrihet gjatë vitit 2023 dhe përfshin digjitalizimin e dokumentacionit ligjor në Drejtoritë e Kadastrës: Elbasan, Korçë, Berat, Gjirokastër, Krujë, Pogradec, Dibër, Kukës, Kuçovë, Tepelenë, me rreth 1693 zona kadastrale.Lame bëri të ditur se, në fazën e parë do të angazhohen 230 punonjës dhe në të dytën 150 punonjës të kontraktuar nga ASHK në nivel qendror dhe vendor.Lame theksoi se, “aktualisht ky institucion kryen 1,2 milionë operacione në vit ndaj qytetarëve, dhe digjitalizimi i pronave pritet të rrisë shërbimin ndaj qytetarëve. Qëllimi fundor i kësaj ndërmarrjeje, është ajo që me një shprehje e ka thënë Kryeministri: “Brenda 1 minute të më vijë dokumenti në telefon“.///

error: