Sot në mesditë në Sarandë u përurua Konsullata e Nderit e Republikës Çeke, e para Konsullatë Çeke në Shqipëri.
Në ceremonië e organizuar me kërë rast, ishin të pranishëm Ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë, Jarosllav Ludva, kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, punonjës të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, punonjës nga Ambasada e Republikës Çeke. në Tiranë, biznesmenë, operatorë turistikë, njerëz të medias, etj,.
Në një fjalë përshëndetëse në gjuhën shqipe, Ambasadori i Republikës Çeke, Jarosllav Ludva, vuri në dukje se “Ne si Republikë Çeke kemi çdo vit e më shumë turistë çekë në Sarandë, prandaj e kemi të nevojshme një Konsullatë”.

Ambasadori prezantoi me këtë rast Konsullen, Loreta Poda Jorkiewitz

“Loreta do të jetë Konsulle Nderi e Republikës Çeke në Sarandë për të nidhmuar për forcimin e marrëdhenieve dypalëshe jo vetëm në fushën kosullore por edhe ato tregtare, eknonomike, turistike, njerëzore,e etj.,’- vuri ne dukje Ambasadori Ludva.

Kryebashkiaku Gruma e përshëndeti me këtë rast hapjen e Konsullatës së Nderit të Republikës Çeke në Sarandë, duke theksuar se “Hapja e kësaj selie diplomatike është shumë e rëndësishme ndaj dua të falënderoj Ambasadorin Jarosllav Ludva që e bëri realitet idenë dhe premtimin e diskutuar disa muaj më parë. Saranda, tha ai,- preferohet prej vitesh nga turistët çekël;ka qenë gjithmonë mikrpitëse dhe kështu do të jetë.”

Sipas Konsulles së Nderit, Loreta Poda Jorkieëits., me zgjerimin e pranisë diplomatike të Republikës Çeke , kjo Konsullatë do të këtë në juridiksion Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës duke thelluar bashkëpunimin dhe thellimin e marrëdhënieve ekkonomike, tregtare, kulturore, turistike, arsimore e njerëzore mes dy vendeve duke patur aarasysh mundësitë ende të pashfrytëzuara që ofron ky rajon I Shqipërisë”.
Konsullata e Nderit e Republikës Çeke në Sarandë është e para e njësi diplomatike e këtij lloji e Republikes Çeke në Shqipëri. Lajmi per hapjen e nej selie te tillë diplomatike çeke ne Sarande, ishte komunikuar në muajin korrik te ketij viti gjate nje takimi qe kryetari i Bashkise Adrian Gurma, pati zhvilluar me ambasadorin Jarosllav Ludva.

Kryediplomati çek ne Shqiperi, ne muajin janar 2020 e perfundon sherbimin e tij diplomatik ne vendin tone per te nisur kete detyre ne Shkup te Maqedonise se Veriut.

Pas vleresimit qe Gurma beri sot per Ambasadorin e Republikës Çeke, Jarosllav Ludva dhe kontributin e rendesishem te tij ne çeljen ne Sarande te Konsullates Çeke te nderit, i kujtoi miqesisht Ambasadorit se si nje Mik i Sarandes nuk do te jete larg nga Saranda, ca me teper, edhe shpirterisht,.
Ajo është gjjithashtu e para seli konsullore qe çelet ne Sarandes që pas vitit 1939.
Në Sarandë në vitet para Luftës së Dytë Botërore, kanë funksionuar tri konsullata: greke, italiane dhe rumune.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI