Gjatë një ceremonie të mbajtur këtë të hënë ku u shpërndanë certifikata për hetuesit e BKH-së, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja bëri një bilanc të punës së bërë deri më tani nga organi që ai drejton ndërsa tha se në hetimet e SPAK përfshihen të gjitha kategoritë e zyrtarëve.
“Kemi hetimet të përbashkëta në vazhdimësi me autoritetet të huaja, të vendeve nordike, të Holandës, Gjermanisë, ku shkëmbejmë përditë informacion dhe kryejmë hetime të përbashkëta.
Në hetimet tona janë përfshirë të gjitha llojet dhe kategoritë e zyrtarëve, por dhe zyrtarë publikë në Shqipëri, sipas prioriteteve që kanë qenë. Kemi të përfshirë drejtues të pushtetit lokal, zyrtarë të mesëm, zyrtarë të
lartë. Kemi të përfshirë funksionarë e ish-funksionarë të sistemi të drejtësisë, të cilët i janë nënshtruar hetimeve, një pjesë janë dënuar, një pjesë vazhdojnë gjykimin, por do vazhdojmë në të njëjtin ritëm”, tha Kraja.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi