Ashtu sikurse pritej, e ndarë në dy pjesë, Dega e PD-s në Sarandë ka përkujtuar sot 31-vjetorin e krijimit.
Një palë, e përkujtoi këtë event historik e politik jashtë selisë së PD lokale, në hotel “Tatzati”, ndërsa pala tjetër, ajo e linjës së Sali Berishës, në mjedisin e jashtëm të selisë zyrtare të PD këtu në Sarandë,


Në takimin përkujtimor festiv të organizuar në Hotel “Tatzati” nga struktura e degës të linjës zyrtare të kreut të PD-s Lulzim Basha; kryetari i kesaj Dege në detyrë, Vesel Koçia, vuri ne dukje se”Sot është një ditë kujtimi, respekti, vlerësimi e nderimi për themeluesit e PD në momentet e para të demokracisë.”
“Sot kujtojmë me nderim themeluesit e parë dhe nismëtarët e kësaj dege si pjese e memories publike te PD: Kujtim Lloja, Lutfi Bajrami, etj po vazhdues si Dhimitraq Lapa ,Pasjonare Nika, Ylli Pirro, Bejdo Cela, Hariz Mema, etj,.në vazhdim.

Koçia ka përmendur në shenjë homazhi ish kryetarin e kësaj Dege Hariz Mëma.”” Ne sot kutojme me respekt të veçantë kryetarin Hariz Mema i cili është ndarë nga jeta, qëndrestarin, shembullin e qëndresës, njeriun e mençur, shembull i virtyteve dhe cilësive.-tha Vesel Koçia

Koçia nuk la pa përmendur zhvillimet e fundit dramatike te PDSH “Edhe pse sot PD është duke zhvilluar nje debat të brendshëm që i ka kalur caqet e një normaliteti, anëtaret e PD, do të vazhdojmë të gjithë bashkë, duke vleresuar arritjet e së kaluares. Të shikojmë nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.”
“Ne duam një PD të fortë dhe jo lider të fortë .Dhe kjo do të arrihet me kryetarin Lulzim Basha.-përmendi Vesel Koçia në përvjetorin e 31-t të Degës së PD në Sarandë-tha Kocia. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI