SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Media greke jehonë zhvillimeve në PD

Media greke Protothema i ka kushtuar një artikull të gjatë zhvillimeve më të fundit në Partinë Demokratike që kulmuan më protestën e 8 janarit dhe përjshtimin e liderit historik Sali Berisha nga forca politike që ai krijoi.

“Lulzim Basha kundër paraardhësit të tij Sali Berisha – Qendra e djathtë tashmë është e përçarë në parlamentin e ri – forcohet Rama”, e nis artikullin Protothema.

Në vijim të shkrimit bëhet një pasqyrim kronologjik i ngjarjeve që kulmuan me përjshtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike.

“Përmbysja e Berishës, themeluesit dhe kryetarit të Partisë Demokratike për 23 vite, dy herë kryeministër dhe president i Republikës, është rezultat i një konflikti të ashpër të brendshëm me kryesinë aktuale të partisë, e cila e konsideron atë një “barrë” pas shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas një mbledhjeje maratonë të Kryesisë së PD, Berisha dhe tetë zyrtarë të lartë, të cilët më parë kishin sfiduar legjitimitetin e kryetarit Luzlim Basha, u përjashtuan nga partia, duke u privuar dhe nga e drejta e të qenit anëtarë të thjeshtë. Mes të përjashtuarve nga partia janë edhe ish-presidenti shqiptar Bujar Nishani dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka. Nga Kryesia u hoqën edhe 20 deputetë që kishin dalë në krah të Berishës.

“Prerja e kokës” e Berishës dhe mbështetësve të tij erdhi tre ditë pas demonstratave kundër Bashës, me incidente të rënda në selinë e partisë, kur mbështetësit e ish-kryeministrit tentuan të futeshin me dhunë në godinë. Për shkak të situatës së tensionuar policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë”, shkruan Protothema.///

error: