Kryetari i Partisë Demokaratike, Lulzim Basha zhvilloi të dielën një takim me demokratët në Fier, ku theksoi se me Vetingun e politikanëve do t’i jepet fund dominimit të asaj që ai e quajti ‘ 3 dinozaurët e tranzicionit’.
Në fjalën e tij, Basha tha se “të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozaurëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë Vetingun e politikanëve”.
“Secili prej brinjëve të trekëndëshit të Bermudës ka arsyet e veta se pse nuk e do Vetingun. Kjo do ta ndajë thashethemin nga e vërteta”, tha Basha, duke thënë se në djall të shkojë e shkuara pasi shqiptarët do të ecin para.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI