Kryeministri Edi Rama i uroi mirëseardhjen Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i cili mbërriti sot, për të zhvilluar një vizitë njëditore në vendin tonë.
Ceremonia e mikpritjes u mbajt në aeroportin “Nënë Tereza”. Vizita do të nisë nga qyteti i Laçit, aty ku është finalizuar projekti madhor i rindërtimit të lagjes së re me 524 apartamente, financim i qeverisë turke.
Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim mes tyre, në Kryeministri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.
Në vijim, dy personalitetet do të marrin pjesë në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, objekt i rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.
Në përfundim të vizitës, Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë, në një seancë të posaçme parlamentare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI