SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 13 shkurt: Dita Ndërkombëtare e Radios. SHËNIM -22 vjet Radio “Saranda”. E para media elektronike private në Jug të vendit. Media private, me fytyrë publike!

Nga Shkëlqim HAJNO /

Pak histori dhe një Shënim fotografik si pjesë e Memories se Qytetit/

 Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios, që ka për qëllim të kujtojë fuqinë unike të kësaj medie në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes. 13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, UNESCO e ka shpallur këtë event për të promovuar radion si medium me të gjitha mundësitë që ajo ofron Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e pare. Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kishte thënë se radioja argëton, edukon, informon, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.

Për herë të parë, Dita Botërore e Radios është kremtuar më 13 shkurt të vitit 2012. Në këtë datë, por në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë radiofonik. .  

22 vjet Radio “Saranda”,( 96.1 FM.)( Sot edhe në WWW..SARANDANEWS.AL). E para media elektronike private në Jug të vendit.Media private, me fytyrë publike!

 Më 1 mars 2022, mbushen 22 vjet nga krijimi i Radios “Saranda”. Më 1 mars të vitit 2000 , nisi transmetimet e saj të përditshme Radio “Saranda”, e para media elektronike private në jug të Shqiperise.

Qysh ne fillimet e punës së saj radio” Saranda”  e kishte të përcaktuar qartë profilin e saj si media e pavarur me karakter: informues, kulturor dhe argetues për rajonin .

Aktualisht, valet e saj ndiqen ne hapesiren që mbulon rajonin:Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol (pjesërisht), e më gjërë si dhe në hapësirnë e ishujve jonianë, përfshi Korfuzin.

Valet e Radios “Saranda” janë ndjekur me interes edhe nga mbi 20 mije emigrantë shqiptarëe në ishullin Helen të Korfuzit si dhe ne Igumenicë të shtetit fqinj.

Radio “Saranda” e cila transmeton aktualisht ne frekuencen 96, 1 FM , si dhe në internet në portalin : WWW.SARANDANEWS.AL; është një raido e tipologjisë gjeneraliste e cila u drejtohet të gjitha grupmoshave të shoqërisë duke ruajtur sloganin e saj profesional:” RADIO PRIVATE, ME FYTYRE PUBLIKE”,.

 Ky orientim  i saj profesional, e ka bere Radion më të dëgjueshme nga viti në vit pasi dëgjuesit e saj janë informuar  në mënyrë të paanshme të gjitha zhvillimet kryesore politike, ekonomike, sociale ,sportive,etj., që ndodhin kryesisht në hapësirën jugperendomor të Shqipërisë me epiqendër Sarandën.

Ne frekuencen e 96, 1 FM kanë gjetur veten edhe fëmijet me programin e tyre të përditshëm Libri për fëmijë “ ose “Përralla për fëmijë”;  të rinjtë për muziken argetuese dhe programet kulturore si dhe të rriturit e cdo orientimi politik./

Nga vitit 2003 radio “Saranda” nisi  transmetimet 24 orëshe, programe të pandërprera duke u bërë e dëgjueshme në një rajon multietnik, multifetar dhe multikrahinor.

Disa nga programet më te frekeuntuara  përvec edicioneve të përditshme informative kanë qenë ato me karakter social, politik, ekonomik e kulturor si :” Fokus”, “Radiografi”, “Libri per femije”, Mysafiri I mesnates”,”Momoriteti etnik grek sot”, “radio Saranda sport”,” Hapësira sociale”, Muza poetike”,etj,.

Mbi bazën e seriozitetit profesional të saj Radio “Saranda” prej disa vitesh krijoi partneritet me radio prestigjoze ne botë si BBC ,emisionet e së ciles u transmetuan për shumë vite edhë në frkeunecën 96.1 FM, cdo ditë.

Gjate viteve -2003-2005 Radio “Saranda: u perfshi në rrjetin ballkanik të radiove lokale si dhe në rrjetin kombetar të këtyre radiove duke ritransmetuar programe sociale dhe lajme të radiove homologe në ditë dhe fasha orare të përcaktuara .

Në prag të 1 Marsit, në ditën e krijimit e saj stafi drejtues i Radios “Saranda” u shpreh mirënjohen e parë dëgjuesve të saj nga kudo ku  ndodhen sot, ndaj të cilëve ne e ndjejme veten gjithmonë të obliguar dhe të detyruar.

Radio “Saranda” ka synuar që informacionet e saj të udhehiqen në këto 22 vite të jetës së saj po edhe në të ardhmen, nga profesionalizmi, larg çdo flamuri partiak që do të thotë: Lajme te paanshme, të balancuara, të vërteta dhe mbi të gjitha, të dobishme për dëgjuesin.

Disa nga emisionet dhe programet e Radios “Saranda” ne memorien e  dëgjuesve janë: “Mëngjes i ri në Saranmde”-“Muza poetike”-“Libri për Femije-Projeksion”-“ORA e Bashkisë”,“Nje ore per ju”:”Minoritieti etnik grek sot”(emision ne gjuhen greke)-“Vllehet/.arumunet ne Radio “Saranda’(ne gjuhen vllahe/arumune)-Emisionet shoqeria civile, “Fokus” etj, etj,

 SOT, në 13 Shkurt, në ditën Ndërkombëtare të radios, u shprehim mirënjohjen tonë të thellë te gjithe bashkëpunetoreve tane, gazetarëve dhe drejtuesve te emisioneve , qe nga dita e pare e transmetimeve tona me 1 mars 2000 e deri sot.

Radio “Saranda” falënderon ekspertët e fushave të  ndryshme disa prej të cilëve janë pjese e Bordit të Radios, sikurse falënderojme per bashkepunimin korrekt bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq, Konsipol e Himarë  dhe institucionet e ndryshme shtëtërore, Policinë e Shtëtit  dhe padyshim bizneset e rajonit të Sarandës dhe përgjigjësisht të jugut të vendit për bashkëpunimet e përhershme e korrekte  .

Radio “Saranda” edhe në të ardhmen do t’u qëndrojë me korrektesë dhe profesionalizëm kërkesave që shtrohen para saj në kohën e botën e pafund të medias, sepse, stafi i saj e di mirë, se vetem duke mos qëndruar nën asnjë obrelle politike , bëhesh i besueshem , u vërtete dhe i dobishëm .//SARANDANEWS.AL///

error: