SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Këto zgjedhje duhet të shënojnë kthesën e madhe për Shqipërinë

 Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga Dibra gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Premtim Kryemadhi, se “këto zgjedhje janë për 6 bashki, por në fakt janë për gjithë Shqipërinë”.

Sipas tij, “këto zgjedhje shënojnë fitoren e parë të revolucioni tonë paqësore për përmbysjen e narko shtetit dhe hapjen rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Berisha tha se “këto zgjedhje duhet të shënojnë kthesën e madhe, për Dibrën dhe Shqipërinë. Për 8 vite ajo që është rritur më shumë në Shqipëri, nuk është popullata, që duhej të rritej sipas ligjeve të natyrës dhe biologjike, por është rritur varfëria dhe mjerimi. Me përpjekje të jashtëzakonshme arritëm të kemi rrogën mesatare më të lartë në Rajon në vitin 2012. Sot kemi rrogën më të ulët në rajon”.

“Vetëm në 3 muaj e fundit janë rritur çmimet në mënyrë shumë të ndjeshme. 17 për qind është rritur çmimi i zarzavateve, 10 për qind buka. Çmimi i naftës është më i larti në Europë, njësoj si Zvicra dhe Suedia. Pse? Sepse Edi Rama ka vendosur taksat më të larta për të mbushur xhepat me naftën tuaj dhe të fermerëve shqiptarë”, theksoi ai.

Berisha tha se “nuk është një betejë midis Sali Berishës dhe “Lulzim Bravës”. Jo. Pse? Nuk jam unë, nuk kam asnjë lidhje dhe s’ka asnjë njeri në botë që mund të faktojë me dosjet e tij. Jam çuditur kur e kam dëgjuar të flasë për “Toyota Yaris” dhe i kam thënë që këtë nuk mund ta bëje kurrë. Çfarë doli? Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzoi për dekonspiracion. Secili prej jush që do ishte akuzuar me këtë akuzë, të paktën disa vite do i kishin kaluar në qeli. Kjo dosje u mbyll nga Rama sikur të mos ishte. Kjo ka lidhje me lidhjet e Lulzim Bravës dhe lidhet Rama-Basha”.

Ai u shpreh se sa i përket çështjes “Toyota Yaris”, drejtësia belge do t’i shkojë deri në fund.

Ndërsa sa i përket dosjes “Muzin”, Berisha tha se “asnjë lidhje me askërrkënd përveç vetes së tij. Nick Muzin. Dosje të cilën ma solli në zyrë ambasadori i SHBA. E morën vesh gjithë shqiptarët që ma sollën në zyrë, ua tha vetë ai. Dhe unë i besoja Lulzimit dhe jo ç’thoshte ambasadori. Ndodhi që ky kishte shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane. Tani dua t’i them këtu para jush. Bëj çdo ditë fotografi me guvernatoren, por ajo dosje do të të mbetet derisa të japësh llogari para ligjit shqiptar dhe ligjit amerikan. Nuk ke shpëtim, mos mashtro me fotografi demokratët, je i pashpresë”.///

error: