SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë-Fotovëzhgim: Tabelë ‘memece’ për Onhezmin në zemër të qytetit, në prag të çeljes  së vitit turistik 2022

  • Nga Kleo HUNDËCOVA –

-Kjo tabelë spjeguese në shqip dhe anglisht  mbi Bazilikën paleokristiane dhe Sinagogën hebraike, në zemrën urbane të Sarandës, dikur tregonte se pikërisht këtu është një nga monumentet më të rëndësishëm të arkeologjisë dhe historisë në qytetin e Sarandës.

Për këtë, bie dakord edhe vetë DRTK (Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtarë ) në Qarkun Vlorë e cila ka kompetencë edhe ta rishkruaj ndonjëherë këtë tabelë sinjalistike që  sot, më 21 shkurt 2022, është ende, tabelë “memece’.

Kjo tabelë nuk orienton askënd për të vizituar  Bazilikën paleokristiane dhe Sinagogën hebraike dhe nuk përcjell asnjë lloj informacioni arkeologjik si promocion turistik , pasi është thjesht një copë llamarinë e dalë boje, në inventarin e strukturës vartëse të  DRTK Vlorë në Sarandë! /SARANDANEWS.AL///

error: