Ka përfunduar sot me arrestimin e kreut të IMT në Sarandë dhe nje shpallje ne kërkim operacioni policor i quajtur “Heshtja”.
Njkoftimi zyrtar i policise jep hollësira:
“Finalizohet me sukses operacioni policor “HESHTJA”. Vendoset sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme, pallat 7-katësh. Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
Arrestohet kryeinspektorja e IMT Sarandë, Arrestohet kryeinspektorja e IMT Sarandë,Shpallet në kërkim pronari i objektit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndertimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja: – R. P., 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade