Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot në vend do të mbizotërojë përgjithësisht mot i vranët.
Që prej orëve të para të 24-orëshit në të gjithë vendin parashikohen reshje shiu e shtrëngata. Lokalisht reshjet do të shoqërohen me shkarkesa elektrike. Në relievet malore parashikohet borë e dendur. Lokalisht dëbora do të prekë dhe lartësitë kodrinore.
Në orët e mesditës e pasdites intensiteti i reshjeve do jetë në rënie. Gjatë kësaj kohe parashikohet mjegull e mjegullinë.
Era do të fryjë nga juglindja dhe verilindja e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/10 | Re shi |
| Kukës | 1/4 | Re borë |
| Lezhë | 6/11 | Re shi |
| Dibër | -2/3 | Re borë |
| Durrës | 3/12 | Re shi |
| Tiranë | 3/12 | Re shi |
| Elbasan | 3/11 | Re shi |
| Berat | 1/12 | Re shi |
| Vlorë | 5/12 | Re shi |
| Korçë | -1/4 | Re borë |
| Gjirokastër | 3/10 | Re shi |
| Sarandë | 5/12 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI