– Në tunelin e Llogarasë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit, puna po vijon pa u ndalur për përfundimin e tij brenda afateve të parashikuara. Autoriteti Rrugor Shqiptare ka publikuar pamje nga ky kantier që i përgjigjet strategjisë së turizmit duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut për të gjithë vizitorët vendas e të huaj.
Në vetëm katër muaj, ARRSH deklaron se në tunelin e Llogarasë janë hapur 700m.
Me këtë vepër aksi Orikum – Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta. bTuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.
Në buxhetin e këtij viti, fondi i llogaritur për tunelin e Llogorasë është 4.67 miliardë lekë.///
ME SHUME LAJME
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota
Sarandë. Po kryente ndërtim të paligjshëm të një objekti, në zonën e plazhit, në lagjen nr.4, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari.