Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash pasdite në pjesën veriore dhe atë qendrore. Të pranishme do të jenë ngricat në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i juglindje-veriperëndimit dhe shpejtësi 1-8 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/16 | Diell re |
| Kukës | -2/13 | Diell re |
| Lezhë | 0/16 | Diell re |
| Dibër | -2/13 | Diell re |
| Durrës | 4/16 | Diell re |
| Tiranë | 4/17 | Diell re |
| Elbasan | 4/17 | Diell re |
| Berat | -2/18 | Diell re |
| Vlorë | 5/17 | Diell |
| Korçë | -2/9 | Diell |
| Gjirokastër | -1/15 | Diell |
| Sarandë | 4/18 | Diell |
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos