Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e së hënës, se qeveria mbështet me para në dorë kategoritë që preken nga rritja e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë.
Në një bashkëbisedim me qytetarë përmes rrjetit Facebook, Rama tha se “këtu flitet për luftë të tretë botërore. Ndaj rrini në protestë sa të doni, nuk lëviz asnjë taksë karburanti, jo se nuk dua unë, por llogaria është shumë e thjeshtë. Kemi vendin me taksat më të ulëta, në Rajon dhe Evropë mbi individin dhe biznesin e vogël”.
“Me “Paketën e Rezervës Sociale” 56% e të punësuarve janë pa taksa. Ndërsa kemi kontributet shoqërore dhe shëndetësore më të ulëta në rajonin tonë”, tha Rama, ndërsa shpjegoi se, “nëse do të heqim taksat me se do t’i financojmë gjithë ato që duhet financuar”.
“Problemi ynë është shporta se për bukë asnjë shqiptar nuk rezulton i vdekur. Po kur themi buka kemi parasysh atë pjesë që rrezikohet nga rritja e çmimeve bazë. Kategoritë që preken nga rritja e çmimeve, mbi gjysëm milionë shqiptarë të mos kenë shqetësim nga rritja e çmimeve do të komponsohen me lekë në dorë”, tha Rama, teksa shtoi se, “ai 30 mijë lekëshi që qytetarët do të marrin nga masa e Paketës, do të bëj që atyre të mos u mungojë buka”.
Rama thekoi se “spostuam volum finance nga buxheti i shtetit drejt njerëzve për të vazhduar të mbajmë pa lëvizur energjinë. Qeverisë i kërkohet mbështetje, se çfarë mbështetje më të madhe mund të japë qeveria se sa që të gjithë këtë krizë të madhe energjie që po quhet pandemi e re për botën të mos lejojë të mos kalojë pragun tuaj. Veç kësaj qeveria ka detyrën të garantojë shportën. Kjo është situatë lufte, që nuk e dimë se sa do të zgjasë. Pyetja që i bëj vetes është, që për kaq pak ditë vetëm nga shfaqja e çmimeve alarmante u krijua ky panik, por për muajt në vazhdim, por nëse situata shkon në ato pikat që janë dhe skenarët e botës që të mungojë nafta, energjia, të mungojnë një seri produktesh të tjera. Çfarë bëjmë ne këtu? Kaq pak jemi ne, nga pikëpamja e forcës sonë të karakterit? Kaq të humbur jemi ne? Jo nuk është kështu”. ///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.