Kjo është familja Breus nga Ukraina. Për t’i shpëtuar luftës Kseniia Breus bashke me dy fëmijët e mitur erdhi në Shqipëri. Tregon rrezikun që i kanosej në vendin e saj, ndërsa i shoqi qëndroi në Ukrainë për të luftuar.“Sapo nisen bombardimet mora fëmijët dhe u largova. Qëndrimi ne Kiev dhe Ukraine është shume i rrezikshëm dhe i frikshëm. Nuk e di si do te shkoje situata. Burri im është ne Ukrainë, në luftë nuk mund të largohet nga vendi.”
Për të mbërritur në vendin tonë, nëna e dy fëmijëve thotë se iu deshën 21 ditë.
“Kemi kaluar në disa qytete të Ukrainës dhe më pas ne disa shtete si Moldavi, Rumani, Bullgari, Maqedoni dhe së fundmi në Shqipëri. Kemi udhëtuar shumë. Ne kemi dokumente evropiane, por shumë të tjerë që kanë vetëm ato ukrainase e kanë shumë të vështirë të vijnë.”
Në Shqipëri ndodhen edhe qytetarë të tjerë të ardhur nga Ukraina. Ata sipas drejtorit të migracionit dhe kufirit në Vlorë do të strehohen në një ambient të krijuar nga një shoqatë bamirësie./konica///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.