Kjo e hënë, 21 mars, do të jetë pushim për punonjësit e administratës. Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se do të bëhet edhe një tjetër mbledhje qeverie që ta bëjmë ditën e hënë pa makina, për të kursyer, jo për ekologji.Në një takim me përfaqësues të shoqatave të transportit, Rama u ndal te rritja e çmimit të naftës dhe energjisë dhe problemi i mungesës në treg.
Kryeministri solli në vëmendje se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka nxjerrë një plan me 10 pika për kursimin e energjisë dhe të naftës.
“Dy prej këtyre pikave ne i kemi diskutuar dhe i kemi në draftplanin tonë të kursimeve të energjisë dhe naftës. Agjencia përmendte një gjë që ne e kemi diskutuar dhe do ta bëjmë. Ne kemi vendosur në mbledhjen e qeverisë që dita e hënë të jetë pushim dhe do të bëjmë një tjetër mbledhje qeverie që ta bëjmë ditën e hënë pa makina, për të kursyer, jo për ekologji. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka caktuar ditën e diel pa makina. Po ashtu plani ka edhe 3 ditë mosvajtje në punë dhe punë nga shtëpia si në kohën e pandemisë, për shkak kursimi. Kjo është situata”, shtoi Rama. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI