Zëvendësministrja Ermira Gjeçi, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në një deklaratë për mediat lidhur me groposjen e karkasave të shpendëve të ngordhur në zonën e Durrësit, njoftoi perfundimin e procesit.
“Me përgjegjësi të plotë për sigurinë ushqimore, transparencën me qytetarët dhe nevojën për informim, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se pulat u groposën të gjitha, përfundoi groposja e pulave. Testimi dhe gjurmimi në pulari vazhdon.
U bëjmë thirrje pularive, që në rast dyshimi për grip shpendësh të kontaktojnë me numrin jeshil të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve”, pohoi ajo.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI