Çmimi i vezës u rrit 14% në krahasim me javën e kaluar, duke arritur në 24 lekë për kokërr. Arsyeja e shtrenjtimit të vezëve është përgjysmimi i prodhimit ditor për shkak të ngrordhjes të pulave nga influenca aviare, sipas operatorëve prodhues të vezëve.
Përhapja e semundjes pritet të sjellë rritje tjetër të çmimit, deri në rrezikimin e shpërndarjes të produktit në treg. Eksperti i menaxhimit të fermave blegtorale Edi Ferro tha për Monitor se nga të dhënat e pularive rezulton se deri tani kanë ngordhur 500 mijë pula. “Çmimi i vezës pritet të shtrenjtohet deri 40 lekë apo me shumëe. Arsyeja e shtrenjtimit është ngordhja e 500 mijë pulave prodhuese. Në të gjithë vendin jane 1 mln pula që prodhojnë vezëa. Nga sëmundja janë prekur edhe pulat e oborrit. Operatorët prodhues gjithashtu prej 1 viti po përballen me çmimet e larta të bazës ushqimore për pulat. Në këtë situatë është e domosdoshme që shteti të ndërhyjë për subvencionimin e zëvendësimit të pulave, në të kundërt situata do të jetë katastrofike. Për 2-3 muaj në treg do të mungojë veza”, pohon z. Fero.
Prodhimi në ferma përpara virusit ishte 1,350,000 vezë/ditë.Kompanitë prodhuese pohuan për Monitor se aktualisht prodhohen 720,000 vezë/ditë apo rreth 50% më pak. Një nga operatorët that se në pulari ka mbetur pa u prekur nga influenca aviare vetëm një kapanon me pula që ishte larg stabilimentit kryesor. Për të amortizuar rënien e prodhimit, kompanitë thanë se do të fillojnë import vezësh nga vendet e BE nga fermat e licensuara. Por sipas tyre çmimi do të ngelet i lartë, pasi në BE veza është më shtrenjtë, rreth 0,18 euro për kokërr. Operatorët theksojnë se nuk ka vend për panik, pasi përhapja e influencës aviare nuk prek konsumatorin. Ky është shtrenjtimi i dytë brenda pak ditësh. Një javë më parë çmimi i vezës arrin 21 lekë/kokërr nga 19 lekë që ishte më parë(Monitor)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI