– Disa administratorë të hotelerisë në qytetit bregdetar të Sarandës, në shenjë solidaritati më popullin e Ukrainës pas agresionit rus, janë të gatshëm të mirëpresin pa shpërblim qytetarë nga Ukraina të cilët janë largarr nga agresioni rus.
Arben Hito është njëri prej administratorëve të hotelerisë i cili prej shumë vitesh në hotelin “ILIRIA” në rrugën kryesore Sarandë-Butrint, ka pritur më parë turistë nga Ukraina.
“Kemi rreth 20 vite eksperiencë me turistët e vendeve lindore dhe vetëm vitin e kaluar, rreth 15 përqind e turistëve që frekuentuan hotelet tona, ishin pikërisht nga vendet e Evropës Lindore, përfshi Ukrainën” -u shpreh se fundi Hito.
Nisma e Hitos nuk është e vetmja .Ajo është përqafuar edhe nga administratorë të tjerë të hotelerisë në Sarandë dhe Ksamil.
Sipas burimeve tw sarandanews.al, tuuristët e vendeve të Evropës Lindore nga Polonia, Ukraina, Bjellorusia, etj., e kanë frekuentuar Sarandën dhe Ksamilin ndër të parët turistë te huaj, duke nisur nga muaji mars dhe prill.
Saranda dhe rajoni i saj, është e mirënjohur për solidaritetin e banorëve dhe bizneseve me qytetarët e detyruar të largohen nga shtepitë e vendeve të tyre për shkak të represionit nga agresioni dhe vatrat e luftës.
Vetëm gjatë vitit 1999, në Sarandë dhe rajonin e saj u mirëpritën qindra familje kosovare, të deportuara nga dhuna serbe e Milosheviçit në Kosovë /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos