-Monitorimi i menaxhimit të mbetjeve, roli i Shoqërisë Civile dhe Medias si dhe masat e zbatimit të legjislacuionit mjedisor nga Bashkia, kanë qenë në fokus të një seminari urganizuar së fundi në Sarandë nga Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri (INLSH)

Burime të këtij Instituti vunë në dukje për sarandanews.al se aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Organizatat e Shoqërisë Civile mbështesin zbatimin e legjislacionit horizontal mjedisor në nivelin lokal – Rajoni Vlorë”, mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Financimeve dhe Kontraktimeve (CFCU), si pjesë e aktiviteteve për zbatimin.
Entela Kaleshi, përfaqësuese e Institutit, bëri të ditur për sarandaneës.al se “disa nga fokuset e trajtimit kanë qenë: Cfarë është Aksioni Komunitar në Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve; Parimet kryesore për një menaxhimin të mirë të mbetjeve; Rritja e kapaciteteve për menaxhimin e mbetjeve, monitorimi dhe transparenca e informacionit për publikun; Transparenca e skemave lokale të menaxhimit të mbetjeve; Identifikimi i çështjeve të protokolleve që ndjek bashkia për menaxhimin dhe specifikat në nivel lokal, etj” ,./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi