-REPORTAZH –
Nga Shkëlqim HAJNO
Bënça, me disa atraksione turistike, është porta kryesore hyrëse e Kurveleshit të Sipëm.
Kur shkon për në Bënçë, pasi ke lënë pas Tepelenën, për të marrë majtas në rrugën e Kurveleshit të Sipërm, vizitori udhëton drejt një lugine të ngushtë e impresionuese me vlera gjeonatyrore, ku jeshilja e hilqeve dhe përrallit mesdhear, përzihet me grinë e shkëmbinjve , të kuqeremtë ne karstit dhe blunë e një lumi që që I ka dhënë emrin fshati Bënçë.
Ai rrjedh prej pllajës së Kurveleshit të Sipërm dhe rend me shpejtësi drejt Vjosës, me një bukuri që të kujton Valbonën në viset mitike të Tropojës.


Rruga, e asfaluar e gjtiha deri sipër në Kurvelesh, ndërthuret në çdo hap me pejzazhet e një bukurie të beftë, edhe kur kalon Ripën e Kuqe, edhe kur ndalon pas Bregut të Mushkave për të soditur Urëkanalin (Akuadukti) e Ali Pashë Tepelenës.
Përballë në kët kanion, në faqen e një shkëmbi si dyll I kuq, shikon një tunel, financuar nga Aliu dhe që nga ajo kohë e deri më sot, ëshët përdorur pa ndërprerje edhe për ta kaluar uji vjen nga akuadukti drejt arave të pakta të Bënçës, edhe për të kaluar vetë banorët e fshatit për në arat e tyre, pasi udhë tjetër drejt arave të bukës, nuk ka.

SHEME MECAJ, NJERIU I MOSHES SE TRETE QE KRIJOI EKOVILËN
Sheme Macaj, sot është 85 vjeç. Ështe ‘njeriu qe krijoi ne fshatin Bençë (Bashkia Tepelene) shtëpinë pritëse ekonogjike EKOVILA dhe kopshtin botank, i pari i ketij lloji në Jug të vendit.
Ka shumë portrete për njeriun, por ai i Sheme Meçaj është vetëgdhendur ditë pas dite e vit pas viti në mozaikët me gurë, të marrë prej lumit alpin të Bënçës, përfund fshatit, të njohur në Shqipëri edhe për shkak të grupit të famshëm polifonik të Golik Jaupit.

85 vjeçari ka mbi 25 vite që ideoi me frymën krijuese të fantazisë prej gurëgdhendësi godinëm impresionuese në rrugën turistike që përshkon fshatin e lindjes me një emër të thjeshtë: EKOVILA. Mozaikët, motivet flurore e zomorfe, Sheme tregon se i ka realizuar me gurët që ka mbledhur me duart e tij, si një bletë punëtore çdo javë nga zajet e bardha borë të shtratit të lumit malor.
Jo vetëm për punimet në fasadën e ndërtesës dy katëshe, në tavolinat dhe sheshqëndrimet e këtij kompleksi turistik ekologjik, Sheme shprehet se i ka berë “me këto duar”.

Ndërsa pjerrinën e monopatit që dikur binte thikë mbi luginën e lumit Bënçë, ai e transformoi me filozofinë e bletës punëtore, me tarracime dhe shkallare ku ka mbjellë drurë frutorë, madje edhe disa agrume që I favorizon mikroklima e habitatit të fshatit në luginën “me një hektar qiell” sipër dhe, që kurrë nuk e mban borën, për shkak të rrymave detare që depërtojnë prej detit Adriatik nga lugina e Vjosës për të mbërritur deri këtu, në kanionet e Bëncës.
E pyes mikun tonë, mjeshtrin Sheme: -Po këta zajet e zinj, gurët që ke dekoruar mozaikët, ku i gjete, nga i solle?
-Poshtë nga lumi i Bënçës. Një e nga një, sikur të ishin elmas (gur i çmuar, rubin). Edhe këta me ngjyrë kafe e bezhë, edhe ata me ngjyrë të gjelbër.
VIZITORET NDER VITE

Qindra e qindra vizitorë e kanë frekuentruar ndër vite EKOVILEN, bujtinën e Sheme Meçajt. Më tepër të huaj po edhe shqiptarë nga vise të ndryshme. Gjeografë, studjues ,studentë, udhëtarë që kanë ringjallur kësisoj, traditën shekullore të mesjetare të udhëtarëve për të përshkuar viset arbërore, si dikur Lord Bajroni që u mirëprit në sallonin e Kalasë-rezidencë të Ali Pashës në Tepelenë dhe ishkroi më pas të ëmës në Angli: ..se .Kur i tha kalorësit tepelenas të Aliut si shoqërues nga Tepelena në Janinë ‘sa të kushton kjo rrugë me mua? Ai ma priti: Dua të më duash, jo të më paguash!..’.
Sa herë hyjnë vizitorë në mjediset e EKOVILËS, një buzëqeshje mirësie nuk lexohet vetëm në portretine Shemes dhe të zonjës së tij fisnike që të qeras me mjalt nga bletët e këtij mjedisi dhe dhallë Bënçe.
Kjo mirëseardhje, është ‘stampuar’ si një totem dhe shenjë e mikpritje e bujarie, edhe në portretin skulpturor veshur me mozaikë lumi, të nikoqires labe me diskun në dorë, që ‘pret’ mysafirët në kopshtin me lule tek ti , zbret tarracave dhe përballesh me nje shesh-mejdan si në një odë, në natyrë të hapur me sfondin e pejzazhit lumor.
EKOVILA , SI NJE ODE NATYRORE PER TURISTE EDHE PER EVENTE.
Vizitorët që shkelin këtu, relaksohen me pejzazhin mahnitës të luginës plot kanione të lumit Bënçë. Kanë vërejtur kopshtet e tarracave dhe shkallaret me tunelin pjergullave dhe luleve të EKOVILËS, kanë shijuar mjaltin e bletëve të Shemes mbledhur nga lulet plot bimë mjekësore të kësaj ane dhe kanë pirë një gotë dhallë nga shtëpia pritëse, duke soditur përreth edhe fshatin, edhe luginën, edhe faqet e maleve kundruar.
Vizitorët intrigohen prej punës së duarve të nje njeriu që, tek bisedon me ta, i buron një buzëqeshje paqësore dhe fytyra i merr ngjyrën e luleve të lofatave që këtu pranë, në viset e Labërisë u thonë ‘rrushkuqe’ .
Kjo buzësheshje dhe mirësi, duket se është ‘sekreti’që askush, nuk ia ‘lexon’ moshën e vërtetë një njeriu të moshës së tretë si Sheme që ka shkelur një ditë më parë në të 85-at.
Mësojmë se Bashkia, prej disa vitesh e ka përfshirë mjedisin natyror të EKOVILËS edhe për promovime të aktiviteteve kulturore siç është “Java kulturore e Ali Pashës”.
Qëkurse e ‘zbuloi’ këtë oaz kryetari i saj, Tërmet Peçi dhe specialisti i kulturës Aleksandër Toti, një gazetar me origjiën nga Lekli; këtu, orgaizohet çdo vit në verë edhe eventi kulturor, i pritjes së mysafirëve të “Javës”. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim